Popular Posts

Njëzetepesë vjet pa babanë, Gold AG e kujton me fjalë emocionuese





Reperi i njohur Gold AG e ka humbur shumë i ri babanë e tij.

Ai është rritur vetëm me nënën, por gjithmonë në kujtime ka pasur babain, së cilit i ka kushtuar edhe këngë përgjatë karrierës së tij të gjatë.



Së fundmi, në 25 vjetorin e vdekjes së babait të tij, reperi Gold AG ka bërë një postim emocionues në rrjetin social Facebook, ku ka cituar me të madhe periudhën gjashtë vjetore, të cilën e patën mundësinë ta jetojnë bashkë.


“JETUAM BASHK VETËM 6 VITE JETË , POR NË MENDJE E ZEMËR GJITHMONË KE MBETË. 25 vite pa ty babë … U takofshim në Xhenetin Firdeus unë, ti e nana përgjithmonë”, kishte shkruar Goldi.

Ky është postimi i plotë i Goldit në Facebook”

KISHA DASHTË !!!

Kisha dashtë që i vogël ma shum me t’pa me sy

Me një dor me mpas nana e me një dor me t’mbajt ty

Kisha dashtë që bashk me nis shkollën fillore

E me të gëzu babë me notat në fletore

Kisha dashtë që shqiponjën me ta pa mu në ballë

Se e di që aty do ishe babë po t’ishe gjallë

Kisha dashtë me msu nga ti si shumë që i mësove

Eh veç Zoti e di o babë sa më mungove

Kisha dashtë me të tregu o ma i miri i ksaj bote

Se këtë karakter e kam nga zemra jote

Kisha dashtë me ty e nanën t’më shkoj jeta

Por jo nuk ankohem se Zoti i di këto janë punët e veta

Nuk ankohem jo se kështu ishte caktimi

Të Allahut jemi dhe tek Ai prap është kthimi

14.12.2017 (25 vite pa ty babi). /Telegrafi/


Gjithçka që duhet të dini për diabetin: Cilët janë shkaktarët dhe cilat janë simptomat


Simptomat e diabetit përfshijnë etjen dhe urinimin e shpeshtë, rritjen e urisë, lodhje, dobësim të shikimit, plagë të cilat nuk shërohen, humbje e pashpjeguar e peshës, etj.

Simptomat e tipit 1 të diabetit mund të fillojnë shumë shpejt, brenda javëve. Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht zhvillohet ngadalë – përgjatë viteve – dhe mund të jenë aq të lehta sa nuk vërehen fare, transmeton Telegrafi.

Shumica e njerëzve me tipin 2 të diabetit nuk kanë fare simptoma, ndërsa disa njerëz nuk e zbulojnë që e kanë këtë sëmundje derisa të fillojnë të kenë probleme shëndetësore që ndërlidhen me diabetin – siç është dobësimi i shikimit apo problemet me zemër.

Çka e shkakton tipin 1 të diabetit?

Tipi 1 i diabetit shkaktohet kur sistemi i imunitetit, i cili është sistem i trupit për luftimin e infeksioneve, e sulmon dhe shkatërron insulinën – duke prodhuar qeliza beta të pankreasit. Shkencëtarët mendojnë se tipi 1 i diabetit shkaktohet kryesisht nga gjenet dhe faktorët tjerë si viruset e ndryshëm.

Çka e shkakton tipin 2 të diabetit?

Tipi 2 i diabetit – forma më e zakonshme e diabetit – shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës dhe gjenetikën.

Mbipesha, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik

Jeni më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit nëse nuk jeni aktiv fizikisht dhe jeni mbipeshë apo obezë. Pesha e tepërt ndonjëherë shkakton rezistencë të insulinës dhe është e zakonshme te njerëzit me tipin 2 të diabetit. Edhe lokacioni se ku gjendet masa dhjamore e trupit ka rëndësi. Dhjami i tepërt në bark është i ndërlidhur me rezistencë të insulinës, tipin 2 të diabetit, si dhe me sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Rezistenca e insulinës

Tipi 2 i diabetit zakonisht fillon me rezistencën e insulinës, dukuri ku muskujt, mëlçia dhe qelizat nuk e shfrytëzojnë insulinën mirë. Si rezultat, trupi ka nevojë për më shumë insulinë që ta ndihmojë glukozën të futet në qeliza. Fillimisht, pankreasi krijon më shumë insulinë për t’i përmbushur kërkesat e shtuara, por me kohën pankreasi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kështu rriten nivelet e glukozës në gjak.

Gjenet dhe historia familjare

Njësoj sikur në tipin 1 të diabetit, gjene të caktuara mund t’ju bëjnë më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit. Kjo sëmundje priret të trashëgohet, ndërsa është më e shpeshtë edhe në grupe të caktuara etnike dhe racore.

Çfarë tjetër e shkakton diabetin?

Mutacionet gjenetike, sëmundjet tjera, dëmtimet e pankreasit, dhe medikamentet e caktuara mund ta shkaktojnë diabetin. /Telegrafi/

Lufthansa kërkon të punësojë persona që flasin anglisht dhe italisht


Bashkëpunimi i suksesshëm midis Lufthansa InTouch dhe Kolektive – Posao.ba ka rezultuar me më shumë se 30 persona të punësuar nga vendet e rajonit, dhe hapi dyert për shumë pozita tjera në qendrat e Lufthansa në Brno.

Në mënyrë që të lehtësojë lidhjen e fuqisë punëtore rajonale me kompani të mëdha ndërkombëtare, kompania Kolektiv – Posao.ba nga 2015 filloi një fushatë për të rekrutuar – që kishte për qëllim punësimin e kandidatëve në kompanitë e huaja në gjithë Evropën, SHBA-në dhe rajonin e Gjirit.

Aktualisht, Agjencia Posao.ba përsëri është në një kërkim aktiv për persona të cilët njohin anglishten dhe italishten, dhe të cilët do të donin për të punuar në qendër të konsumatorëve Lufthansa në Brno të Republikës së Çekisë). Përveç kësaj, është hapur edhe një tjetër pozitë në qendrën e konsumatorëve në Brno për njerëzit që njohin gjuhën gjermane dhe atë angleze.

Përveç aftësive gjuhësore, nga kandidatët kërkohen dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi, bazat fillestare të aftësive kompjuterike dhe gatishmërinë për të mësuar. Disa nga detyrat të cilat këto pozita përfshijnë: mbështetjen e pasagjerëve në fluturimet dhe bileta ajrore, si dhe shërbime të tjera që ofron kjo kompani ndërkombëtare.

Kompania Lufthansa InTouch siguron lejet e punës për punonjësit e tyre, dhe ofron paketë stimuluese financiare, si dhe zbritje të konsiderueshme në fluturimet Lufthansa në mbarë botën.

Nëse mendoni që ju mund t’i plotësoni këto kërkesa, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj nëpërmjet ketij linku dhe rekrutuesit tanë do t’ju kontaktojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Në qoftë se doni të dini më shumë detaje rreth mundësive për punë në këtë kompani dhe procesin e përzgjedhjes, ju lutemi na kontaktoni përmes emailit azra@kolektiv.ba ose telefoni +387 33 586 303. Për më shumë informacion dhe bisedë informative gjithmonë jemi në dispozicionin tuaj. /Telegrafi/

Strategji flirtimi nga psikologët: Si ta fitoni zemrën e çdo personi

Çdo njeri e din se joshja e një personi që ju pëlqen mund të jetë proces sfidues.


Sidoqoftë, nëse e kuptoni flirtimin siç është ai në të vërtetë – strategji natyrale e shumimit – atëherë çdo gjë do të shkojë ndryshe.

Më poshtë i keni disa nga strategjitë më të mira të flirtimit, të cilat do t’ju ndihmojnë ta fitoni zemrën e personit që ju pëlqen:


Kontakti me sy


Kontakti me sy që zgjatë më shumë se zakonisht mund të zbulojë shumë për joshjen e ndërsjellë. Gjatë kohës kur komunikoni me personin që po ju pëlqen, mund të gjeni dëshmi fiziologjike se po i pëlqeni: bebëzat e zmadhuara e tregojnë këtë!


Për të njëjtën arsye mund ta shikoni edhe ju dikë në sy për t’i treguar se jeni të interesuar në atë person!


Ngjyra e kuqe


Psikologu Adam Pazda kishte kryer një eksperiment me kolegët e tij, ku u kishte shfaqur meshkujve fotografi të femrave të veshura me të kuqe dhe me të bardhë. Shumica e pjesëmarrësve kishin menduar se zonjat në të kuqe kishin qenë më të hapura për romancë.

Edhe në rastin e kundërt rezultatet kanë qenë të njëjta: meshkujt me maica dhe xhemperë të kuq duken më me vetëbesim dhe më joshës në sytë e grave!


Sensi i humorit


Profesori Geoffrey Miller, psikolog, është i sigurt se humori është çelësi kryesor që na tregon se a i pëlqejmë apo na pëlqen një person. Aftësia për të pasur sens të humorit sugjeron se personi mendon shpejt dhe është kreativ, e këto dy karakteristika gjithmonë janë të rëndësishme në aspekte të ndryshme të jetës.


Vajza, buzëqeshni


Buzëqeshja nuk është vetëm shenjë e miqësisë dhe sensit të humorit, por gjithashtu tregon se gruaja mund të jetë nënë e mirë dhe ka shëndet të mirë. Këtë e ka konfirmuar edhe një studim britanik, ku ka treguar se meshkujt janë më të joshur nga vajzat të cilat buzëqeshin.


Vetëbesimi


Vetëbesimi me të vërtet se është çelës i suksesit. Një studim nga Dr. Monica Moore ka zbuluar se nuk janë personat me pamje të mirë fizike ata të cilët janë më të suksesshmit në flirtim, por ata të cilët buzëqeshin, reagojnë të relaksuar dhe sillen me vetëbesim të lartë! /Telegrafi/

Shkaktarët dhe ilaçet për shtypjen e ulët të gjakut gjatë shtatzënisë

Shtypja e ulët e gjakut gjatë shtatzënisë është gjë normale. Ndryshimi i hormoneve dhe ndryshimet tjera të cilat ndodhin në trupin tuaj mund të ndikojnë në shtypje të gjakut, e veçanërisht nëse jeni në tremestrin e parë apo të dytë të shtatzënisë.
Shtypja e ulët e gjakut gjatë shtatzënisë zakonisht nuk shkakton probleme serioze shëndetësore, dhe shumica e grave mund ta trajtojnë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
idoqoftë, shtypja shumë e ulët e gjakut mund të jetë arsye për t’u brengosur.
Çfarë e shkakton uljen e shtypjes së gjakut gjatë shtatzënisë?
Shtypja e gjakut ndryshon varësisht nga nivelet e energjisë së gruas, nervoza, stili i jetës dhe nivelet e stresit. Shtypja e gjakut mund të rritet dhe zvogëlohet varësisht nga koha e ditës.
Shtypja e gjakut e një gruaje shtatzënë mund të jetë e vogël në 24 javët e para të shtatzënisë, dhe kjo mund të ndodh nga sistemi i qarkullimit të gjakut sepse enët e gjakut zgjerohen për ta lejuar gjakun të rrjedh në mitër.
Përveç kësaj, faktorë tjerë të cilët ndikojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut te gratë shtatzënë janë edhe infeksionet, reaksionet alergjike, dehidratimi, gjakderdhja e brendshme, anemia, etj.
Rreziqet dhe efektet e shtypjes së ulët të gjakut te bebja
Një nga rreziqet më të mëdha të grave shtatzënë që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut mund të jetë rrëzimi nga të rënit fikët. Disa gra me shtypje të ulët të gjakut, kur ngriten në këmbë me shpejtësi pasi kanë qenë ulur mund t’u bie të fikët.
Ky fenomen është i rrezikshëm sepse gruaja mund ta dëmtojë veten nëse rrëzohet dhe varësisht nga dëmet mund të rrezikohet edhe shëndeti i bebes.
Trajtimi
Zakonisht nuk ka tretman mjekësor për shtypje të ulët të gjakut gjatë shtatzënisë, por gratë mund të provojnë ilaçe shtëpiake për lehtësimin e simptomave.
Këto tretmane përfshijnë pushimin, konsumimin e sasive të mëdha të lëngjeve, si dhe konsumimin e ushqimeve të shëndetshme. /Telegrafi/

Gjermania i jep Kosovës 12.9 milionë euro

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.
Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ministrinë e Financave.

Trump distancohet nga kandidati humbës në Alabama

Partia Republikane humbi zgjedhjet për Senatin në Alabama, pas 25 vjetësh, teksa kandidati demokrat Doug Jones arriti të marrë një rezultat historik.
Ashtu siç ka bërë shpesh në kohët e fundit, edhe këtë herë Donald Trump u distancua nga kandidati humbës, Roy Moore, nëpërmjet një statusi në Twitter.
Trump shkruante se pavarësisht punës së madhe të bërë nga Moore, ai e dinte se kandidati republikan nuk do t’ia dilte të fitonte në Alabama, për shkak të problemeve të hershme, transmeton tch.
Roy Moore ishte akuzuar për ngacmime seksuale më herët, çka besohet se solli edhe disfatën e tij, humbje që ngushtoi raportet në Senat, në 51-49, çka mund të sjellë komplikime në vendimmarrjen e presidentit Trump.