Showing posts with label Politike Kosove. Show all posts
Showing posts with label Politike Kosove. Show all posts

Gjermania i jep Kosovës 12.9 milionë euro

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Teknik për vitin 2017.
Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës, Christian Heldt, ka vlerën totale prej 12 milionë e 950 mijë euro.Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ministrinë e Financave.
Shkëlqimi dhe rënia e ‘Vetëvendosjes

Shkëlqimi dhe rënia e ‘Vetëvendosjes

Brenda një viti (2017) lëvizja “Vetëvendosje” ka arritur ta përjetojë përforcimin më të madh që nga themelimi, por në të njëjtën kohë ka marrë edhe goditjen më të fuqishme qysh prejse ka dalë në skenën politike.
Gjatë zgjedhjeve të fundit nacionale, që u mbajtën këtë vit, ky subjekt arriti të sigurojë më së shumti ulëse në Parlament, duke u bërë partia më e votuar në vend (me mbi 200 mijë vota).
Edhe në zgjedhjet lokale po ashtu LVV-ja fitoi tri komuna gjithsej (Prishtinën, Prizrenin dhe Dardanën), duke e rritur numrin nga një sa e kishte, në tri sosh, shkruan tutje “Zëri”.
Mirëpo ditëve të fundit kjo parti shënoi përplasjen më të thellë deri më tash.
Kjo pas publikimit të disa bisedave, ku deputetja e LVV-së, Aida Dërguti, kishte ofenduar ish-liderin e kësaj partie Albin Kurtin.
Pas kësaj, deputetë e përfaqësues të tjerë të LVV-së u pozicionuan në dy taborë, disa në mbështetje të Kurtit e disa të tjerë në krah të Dërgutit, përkatësish të ish-sekretarit të partisë, Dardan Molliqaj. /Zëri/